MAKINE POLIRUES PA KABLLO
SKU:
MaxShine Cordless Mini Polisher V2 – Mini Polirues pa Kabllo
Precizitet maksimal në zona të ngushta dhe detaje të imta!
MaxShine Mini Polisher V2 është zgjidhja perfekte për polirimin e sipërfaqeve me forma komplekse, këndeve të ngushta dhe detajeve ku makineritë standarde nuk arrijnë dot. Versioni i ri V2 sjell përmirësime me rëndësi në fuqi, balancë dhe qëndrueshmëri për rezultate profesionale pa kabllo.
Pse ta zgjidhni:
-
Ekran Digital LED: Tregon në kohë reale shpejtësinë e punës (RPM) dhe nivelin e baterisë.
-
Mekanizëm i Përmirësuar CNC & NSK: Kundërpeshë e përpunuar me CNC dhe kushinetë japoneze NSK për balancë të përsosura, më pak dridhje dhe më pak nxehtësi.
-
Çift Rrotullues (Torque) Më i Lartë: Konstruksion i ri i brendshëm që ofron më shumë fuqi dhe rezistencë gjatë presionit.
-
Bateri & Aksesorë V2: Bateri me autonomi më të gjatë dhe set i pasuruar aksesorësh për përshtatshmëri në çdo aplikim.
-
Ergonomi & Kontroll: Dorezë ultra-komode, rregullues i madh shpejtësie kundër rrëshqitjes dhe punë pa lodhje.
Përdorimi:
-
Zgjidhni aksesorin/head-in e duhur për zonën që do të polironi (emblema, doreza dyresh, kroskot, ose detaje tjetra të ngushta).
-
Monitoroni shpejtësinë (RPM) në ekranin LED dhe rregullojeni sipas nevojës.
-
Punoni me precizion për të eliminuar gërvishtjet dhe për të arritur shkëlqim ideal.