FURCE ME TRUP DRURI PER PASTRIMIN E LEKURES & INTERIERIT
SKU: 28565
MaxShine Leather & Interior Cleaning Brush – Furçë me Trup Druri për Pastrimin e Lëkurës & Interierit
Pastrim i butë por efikas, mbrojtje e sipërfaqeve delicate dhe dizajn premium!
Kjo furçë profesionale me dorezë druri nga MaxShine është dizajnuar posaçërisht për pastrimin e sigurt të ulëseve prej lëkure, tekstilit fine, alkantarës dhe pjesëve të brendshme të veturës. Qimet e saj të dendura e të buta mundësojnë krijimin e shkumës adekuate dhe heqjen e papastërtive nga poret e lëkurës pa e gërvishtur apo dëmtuar atë.
Pse ta zgjidhni:
-
Sigurt për Sipërfaqet Sensitive: Fijet e buta e bëjnë perfekte për lëkurë natyrale, sintetike (vinyl) dhe pëlhura delikate.
-
Pastrim i Thellë i Poreve: Depërton lehtësisht në teksturën e lëkurës për të hequr yndyrën, mbetjet e pluhurit dhe njollat.
-
Trup Druri i Qëndrueshëm & Premium: Doreza prej druri cilësor ofron kapje ergonomike, komoditet gjatë punës dhe rezistencë ndaj lagështirës.
-
E Rehatshme në Përdorim: Dizajni kompakt lejon kontroll të plotë mbi presionin e ushtruar gjatë fërkimit.
Përdorimi:
-
Spërkatni ilaqin pastrues për lëkurë ose interier (Leather Cleaner / Interior Detailer) mbi furçë ose drejtpërdrejt në sipërfaqe.
-
Fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore për të krijuar shkumë dhe për të nxjerrë papastërtitë.
-
Fshijeni mbetjen e ilaçit dhe papastërtinë me një leckë mikrofibër të pastër e të butë.
-
Pas përfundimit, shpëlajeni furçën dhe lëreni të thahet me qimet e kthyeshme poshtë.