FURCE ULTRA E BUTE PER DETAILIM TE INTERIERIT & EKSTERIERIT
SKU: 28573
MaxShine Ultra Soft Detailing Brush – Furçë Ultra e Butë për Detailim të Interierit & Eksterierit
Pastrim ultra i butë, pa asnjë rrezik gërvishtjeje për sipërfaqet më delikate!
Kjo furçë profesionale nga MaxShine është e pajisur me fije sintetyke ultra të buta (Ultra-Soft Synthetic Bristles), të projektuara posaçërisht për pastrimin e sipërfaqeve jashtëzakonisht sensitive si ekranet me prekje (touchscreens), plastikën piano black, pamjet e matësve, grilat e ajrimit, stemat dhe detajet e imëta të veturës.
Pse ta zgjidhni:
-
Fije Ultra të Buta (Anti-Scratch): Fijet sintetike ultra të holla nuk lënë absolutisht asnjë gërvishtje mikro në sipërfaqet më delikate.
-
Dizajn pa Metal (Metal-Free): Konstruksioni prej plastike dhe gome eliminon tërësisht rrezikun e dëmtimit të veturës gjatë përdorimit.
-
Dorezë Ergonomike me Gomë: Ofron kapje të sigurt e të rehatshme (anti-slip) dhe kontroll të plotë gjatë punës precize.
-
Përdorim i Shumëanshëm: Ideale si për pastrimin e thjeshtë nga pluhuri (dry dusting), ashtu edhe për përdorim me ilaqe pastruese (wet detailing).
Përdorimi:
-
Për pluhur të thatë: Përdoreni drejtpërdrejt mbi ekranet, grilat e ajrimit apo tastierën e bordit për të hequr pluhurin në vende të vështira.
-
Për pastrim me ilaq: Spërkatni një sasi të vogël nga ilaqi pastrues për interier ose stema dhe fërkoni lehtësisht me lëvizje rrethore.
-
Fshijeni mbetjen me një leckë mikrofibër të pastër.
-
Pas përfundimit, shpëlajeni furçën me ujë të ngrohtë dhe lëreni të thahet natyrshëm.